You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Si të bëni scrub me produkte që keni në shtëpinë tuaj…

Si të bëni scrub me produkte që keni në shtëpinë tuaj…

Nga Lorena Stroka

Celuliti është armiku numër një i çdo gruaje, pothuajse 90% e femrave vuajnë nga kjo. Shkaqet e shfaqjes së këtij indi dhjamor në shtresën e nënëkurës janë nga më të ndryshmet:

  • mënyra e ushqyerjes
  • trashëgimia
  • mbipesha
  • mungesa e ujit në trup
  • mungesa e ushtrimit fizik

Luftojeni pra, me përbërës që keni në shtëpinë tuaj, në mënyrë natyrale dhe pa asnjë kosto.

Përbërësit

– 2 (dy) lugë supe telve kafeje (turke)

– 2 (dy) lugë supe krem trupi

– 1/2 (gjysmë) filxhani çaj mali

Mënyra e përdorimit

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku (në fund shtoni çajin, aq sa nevojitet, në mënyrë që përzierja të bëhet e trashë) dhe bëni masazh në lëkurë të lagësht për rreth 4 (katër) minuta./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top