You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » nga libri – KUDO DHE ASKUND

nga libri – KUDO DHE ASKUND

Faje

 © Lorena Stroka

Pranë teje do të shtrihem e dashur,
flokët do të përkëdhel ëmbëlsisht,
sytë do të puth si të parën herë,
veshit do të pëshpëris: “Të dua o dritë”.

Pastaj kur ti si engjëll të kesh fjetur
me hapa të lehtë do të dal në avlli,
ulur nën pemën time të preferuar,
fajet do të më mbysin përsëri…

Atje, do të pyes veten
se ç’është kjo dashuri,
nevoja për të mos mbetur vetëm,
apo ndjenja më e shenjtë për një njeri?!

Ti shtratit do të kthehesh,
më kot pa gjetur qetësi,
vetmisht do të njomësh jastëkun,
pa më zbuluar të vërtetën që ti di.

Kështu, do të kalojnë vitet,
me një sekret që mes nesh rri,
ti do vazhdosh të më thërrasësh: “Jeta ime”,
dhe unë: “Për ty rroj shpirt”.

* Botuar në librin KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top