You Are Here: Home » Të ndryshme » Anekdota

Anekdota

Nga Lorena Stroka

Pra, duke qenë në fillim viti mendoj se nuk do ia vlente ta nisnim me tema shumë serioze. Prandaj, vendosa të sjell në shqip disa anekdota nga Greqia e Lashtë. Jam e sigurtë që do t’ju pëlqejnë shumë:

1). Një burrë që përgatitej për të martuar shkoi e pyeti Antisthenesin se cila grua konsiderohej e përshtatshme për martesë. Filozofi i tha: “Gjërat janë të vështira. Në qoftë se merr grua të bukur do ta ndash me të tjerë, në qoftë se merr grua të shëmtuar do të jetë si dënim. Zgjedhja përfundimtare është e jotja!”

2). Dikur, dikush shkoi pranë Aristipusit dhe i tha se e shoqja nuk e donte, por bënte sikur e donte. Aristipusi iu përgjigj: “As vera apo peshku nuk më duan, por ja që unë i shijoj”.

3). Një herë e në një kohë një prind i kërkoi Aristipusit që t’i bënte disa mësime djalit të tij. Filozofi kërkoi për punën e vet 500 dhrahmi.

–  “Me kaq para sa më kërkon ti”, tha, “do mund të blija një kafshë”.

–  “Blije”, i tha Aristipusi, “kështu do kesh dy, jo një”.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top