Gramatologjia
Gramatologjia është shkenca që analizon fjalët, domethënë monumentet e shkruara të një kombi. Monumentet e shkruara të njerëzimit, janë aq të shumta, sa që është pothuajse e pamundur të analizohen vetëm në një vepër. Për këtë arsye, Gramatologjia i ndan dhe analizon në veçanti, për çdo popull, sipas periudhave kohore apo llojeve të tyre. Kështu, kemi gramatologjitë e antikitetit, të mesjetës, të kohëve moderne, të Indianëve, Grekëve etj.
Historia e Gramatologjisë
Gramatologjia u progresua në shkencë të vërtetë dhe u sistemua vetëm pak shekuj më parë. Njeriu i parë i cili u angazhua me studimet gramatologjike ishte filologu Gjerman A. Fabrizio i cili konsiderohet themelues i gramatologjisë. Megjithatë, ata që i dhanë vazhdim asaj ishin gjermanët Einhorn dhe Bahler, i pari me veprën e tij voluminoze (ndarë në gjashtë pjesë, 1805) dhe i dyti me një ese të përbërë nga katër volume (1833).
Pak vite më vonë, një tjetër Gjerman, Gervinos, do të hapte rrugën për analizimin e teksteve gramatologjike sipas llojeve p.sh, sociale, estetike, fetare etj. Të gjitha këto i përmblodhi në veprën e tij “Historia e poezisë gjermane”(1835 – 1842).
Të njëjtën mënyrë hulumtimi ndoqi edhe filozofi francez Hipolito Taine, i cili shkroi për epokën e tij “Historia e filologjisë angleze” (1864).
Veçanërisht për gramatologjinë e Greqisë së Lashtë, vepra e parë e vlefshme ishte ajo e K.O Miller (1851). Përmes kësaj vepre Miller rezultoi interpretuesi më i mirë i shpirtit të lashtë Grek, ishte ai pra që hodhi themelet mbi të cilat ecën të gjithë gramatologët e ardhshëm…
Në fushën e letërsisë Bizante vepër e një rëndësie të madhe është konsideruar gramatologjia e Karl. Krumbacher.
© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.