You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Kudo dhe Askund

Kudo dhe Askund



Kudo dhe Askund

© Lorena Stroka 

Mik besnik i netëve të mia,
hero i një historie të pafund,
shfaqesh, zhdukesh si rreze dielli,
herë kudo, herë askund…

Shtratit të mendimeve mbështetesh,
në një tjetër ashtu dhe unë,
heshtjes së fjalëve i vesh ndjenja,
qiellit të ëndrrave përsëri ti humb…

Malli brenda të çan zemrën,
logjika të thotë: “Mos u lëkund”.
Cilës ndjenjë thua t’i dorëzohem?
Cila prej tyre do të më mundë?

nga libri – KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top