You Are Here: Home » Kuriozitete » Qyteti-fantazmë!

Qyteti-fantazmë!

Nga Lorena Stroka

Në fund të shek. XIX në ishullin Hashima, pranë Nagasakit, në Japoni, u zbuluan shumë rezerva të pasura me qymyr. Korporata Mitsubishi, e cila menaxhonte minierat e qymyrit bleu ishullin në vitin 1890 dhe iu shtrua punës për nxjerrjen e qymyrit. Për qëndrimin e minatorëve në ishull, korporata krijoi në ishull një qytet të tërë me dhjetë ndërtesa shumëkatëshe, shkolla për fëmijët e tyre, restorante dhe kazino – të gjitha këto ishin të rrethuara nga një mur i lartë mbrojtës. Ishulli pavarësisht se nuk ishte i madh (vetëm 1 kilometër katrorë) jetoi ditë të begatshme. Gjatë viteve 1960 ishulli arriti të kishte 6000 banorë, dhe ishte ishulli më i populluar në botë.

Vitet e fundit po bëhen përpjekje të mëdha që të shndërrohet në pikë turistike dhe një pjesë e vogël e qytetit-fantazmë të bëhet e vizitueshme. Për pjesën tjetër do të nevojiten mjaft fonde për t’u bërë e sigurtë. Akoma dhe UNESCO ka shfaqur interes ndaj ishullit Hashima, pse jo mendohet ta rendisë në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore Botërore.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top