You Are Here: Home » Kuriozitete » Mendja e kokës të bën hatanë!

Mendja e kokës të bën hatanë!

lorena-stroka-street-style-blog-foto-biografia-age-wikipedia-books-kontakt-gazetare-2019Nga Lorena Stroka

Herëpashere kemi dëgjuar për rekorde të ndryshme, që thyhen nga njerëz me aftësi të veçanta dhe kohë mjaft të lirë personale (pa atë të shkretën, s’bën dot punë, se që të jesh i mirë në diçka, duhet t’i përkushtohesh plotësisht apo jo? S’bien petulla nga qielli).

Mirëpo ka rekorde e rekorde, rasti i mëposhtëm është vërtet i veçantë, pasi në qoftë se nuk je shumë i trajnuar, mund të rrezikosh akoma dhe jetën tënde. Lin Xin është një kinez, i cili prej vitesh merret me artet marciale dhe është Master (Mjeshtër) i Kung Fu. Adhuruesit e tij e ndjekin në çdo hap, nuk janë të paktë ata që thonë se aftësitë e tij të bëjnë të mbash frymën.

Këtë herë ai tejkaloi vetveten dhe bëri diçka të pabesueshme, të jashtëzakonshme dhe tejet të guximshme, arriti të balancojë  kokën e tij mbi një majë gozhde, duke ushtruar presion me të gjithë peshën trupore mbi të… Me duart anash, Li Xin pozicionoi kafkën mbi gozhdë dhe qëndroi me kokë poshtë për rreth 20 sekonda. Edhe pse është 66 kg, kjo nuk e pengoi aspak që të qëndronte i palëvizur dhe tepër i qetë në vendin e tij… duke shkaktuar në të njëjtën kohë sa  adhurimin po aq dhe frikën e të gjithë atyre që e ndiqnin nga afër. 47 vjeçarit “aventurier” iu deshën plot 20 vjet trajnim për të arritur në këtë pikë që është sot. Ia vlen të përmendet se është i njëjti person që para disa kohësh arriti të mbante stomakun mbi një gozhdë të ngjashme, ndërsa në të kaluarën ishte “fiksuar” mbi objekte të ndryshme të mprehta, duke dëshmuar aftësinë e tij në veprime të tilla të guximshme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top