You Are Here: Home » Kuriozitete » Historia tronditëse e vogëlushit “të përlotur”

Historia tronditëse e vogëlushit “të përlotur”

Nga Lorena Stroka

Oh, Zot ç’fytyrë engjëllore është kjo?!

Në vitin 1985, portreti i një vogëlushi “të përlotur” tronditi Britaninë e Madhe, pasi historia e tij mbulohet nga një mister i madh. Piktura në fjalë, është krijuar nga një artist rruge, i quajtur Bragolin, në shumë kopje, të cilat shiteshin në pika të ndryshme turistike të Venecias. Piktura e vogëlushit thuhet se ishte riprodhuar në 50.000 kopje, pasi në ato kohëra një portret i tillë konsiderohej tejet i zakonshëm dhe shumë i përdorur. Legjenda e pikturës… që nuk digjet, e cila ndezi shumë diskutime mediatike për vite me rradhë, nisi nga një zjarrfikës në Yorkshire, i cili vuri re se në një shtëpi që ishte shkatërruar plotësisht nga zjarri, portreti i djalit kishte mbetur i paprekur. Madje, thuhet, se ky fenomen ishte vënë re edhe në shumë shtëpi të tjera që ishin shkrumbuar nga zjarri.

Pas raportimit të zjarrfikësit, njerëz nga e gjithë Britania filluan të dërgonin histori të ngjashme duke theksuar se edhe pikturat e tyre, çuditërisht, nuk pësojnë asgjë në zjarr. Rasti në fjalë, mori përmasa… terrori…

Nuk ishin të paktë ata që filluan të hulumtonin të shkuarën e portretit dhe historinë e djalit që shfaqej në të.

Djali ishte një fëmijë jetim që kishte humbur prindërit e tij në një zjarr, sipas disa thashethemeve thuhej se ai kishte aftësinë të vinte zjarr… me telepati. Piktori që dinte historinë tij të dhimbshme e mori dhe e mbajti nën kujdesin e vet, por pak kohë më vonë kur studioja u dogj (mistershëm) vogëlushi ia mbathi pa lënë gjurmë… Për shumë kohë askush nuk mësoi asgjë për fatin e tij…

Disa vite më vonë u bë një aksident autombolistik, automjeti u dogj tërësisht, prej andej u nxorr i vdekur një djalë i ri. Sipas të dhënave që referoheshin në lejen e qarkullimit, i vdekuri ishte djali jetim, fakt që solli përsëri në sipërfaqe historinë e pikturës.

Që nga viti 1985 janë bërë shumë hetime për zgjidhjen e këtij misteri, të cilat pëfshijnë akoma dhe përpjekje për ta djegur. Producenti radifonik Steve Punt gjeti një pikturë të tillë dhe e çoi në një qendër hulumtimi, me qëllim që ta digjte, po pse jo edhe për ta parodizuar (pasi nuk e besonte legjendën e… djegies). Mirëpo kur pa se fytyra e vogëlushit “të përlotur” mbeti e pacënuar nga flakët, u habit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top