You Are Here: Home » Kuriozitete » Tumor në formë kokë-njeriu!

Tumor në formë kokë-njeriu!

Nga Lorena Stroka

Hulumtuesit Kanadezë po ekzaminojnë imazhet që tregoi një ultratingull. Bëhet fjalë për lokalizimin e një tumori në testikujt e një pacienti. Asyeja e ekzaminimit të kujdesshëm, nuk është vetëm kurimi i pacientit, por kryesisht se tumori ngjan me kokë njeriu që i shikon! “Dukej sikur arti buronte nga testikujt e pacientit”, deklaroi mjeku i “National Post”. Dhe vazhdoi: “Bëhet fjalë për një gjetje fantastike dhe argëtuese, që madje u botua në revistën “Urology” me titull: “The Face of Testicular Pain” – “Fytyra e Dhembjes së Testikujve“. Stafi i spitalit ku u realizua ultratingulli specifik, që zbuloi fytyrën njerëzore në atë pikë të veçantë të pacientit, u shokua. Nuk është gjëja më e zakonshme që mund të të ndodhë, pra të shikosh një kokë njeriu, me sy hapur, brenda një tumori. Megjithatë, mjekët theksuan se tumori në fjalë nuk vë në rrezik jetën e pacientit, pra është i trajtueshëm.

Ç’gjë tjetër do na shohin sytë?!

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top