You Are Here: Home » Kuriozitete » Shok! U plak brenda muajit!

Shok! U plak brenda muajit!

Nga Lorena Stroka

Kur lexova historinë e kësaj gruaje nuk u besoja dot syve, u afrova pranë monitorit me shpresën se nuk shihja mirë, por fatkeqësisht qe e vërtetë. Gruaja e re që shihni në foto, tashmë e mbuluar me rrudha si të ishte gjashtëdhjetë vjeçe, sa herë që del nga shtëpia e mbulon fytyrën maskë me qëllim shmangien e vështrimeve kurreshtare. Këtë gjë e bën për plot tre vjet. Duke mos duruar dot më imazhin e krijuar, gruaja në fjalë kërkon ndihmën e specialistëve. Gjatë shfletimit të një albumi me foto (realizuar në vitin 2006) Nguyen thotë: “Para pesë vjetësh nuk isha dhe kaq e keqe, apo jo?!”.

Njëzetë e shtatë vjeçarja mendon se plakja e parakohshme rezultoi pas një alergjie që i shkaktuan disa fruta deti, dhe shton se në vitin 2008 kishte pësuar shok alergjik! “Ndieja kruarje të tmerrshme, nuk flija dot gjumë. Pas një muaji më ndaluan kruarjet, edhe pse në trup kisha ende shenjat e alergjisë. Duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër, ndoqa një terapi alternative. Atëherë, u zhdukën të gjitha shenjat, por filluan të shfaqeshin rrudhat e para”. Në vazhdim, përdori edhe një ilaç tjetër popullor për të eleminuar rrudhat, por pa rezultat. Mjekët mendojnë se medikamentet përgjegjësohen për gjendjen e saj, pasi përmbajnë shumë kortizon.

Ç’të thuash këtu?!

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top