You Are Here: Home » Gnomonologji » KËSHILLA TË VYERA NGA TË MENÇURIT E GREQISË SË LASHTË…

KËSHILLA TË VYERA NGA TË MENÇURIT E GREQISË SË LASHTË…

Përktheu: Lorena Stroka

  • Të beshosh në Zot.
  • T’u bindesh ligjeve.
  • Të respektosh prindërit e tu.
  • Të luftosh për të drejtën.
  • Të kuptosh pasi të dëgjosh.
  • Të njohësh vetveten.
  • Të ndihmosh miqtë e tu.
  • Të përmbash zemërimin tënd.
  • Të mos betohesh.
  • Të duash miqësinë.
  • T’i përkushtohesh edukimit tënd.
  • Të kërkosh diturinë.
  • Të mos akuzosh askënd.
  • Të vlerësosh virtytin.
  • Të ruhesh nga armiqtë.
  • Të jesh i sjellshëm.
  • Të qëndrosh larg ligësisë.
  • Të bësh emër të mirë.
  • Të dëgjosh gjithçka.
  • Të mos e ekzagjerosh..
  • Të mos humbësh kohën kot.
  • Të thuash fjalë të mira për të gjithë.
  • Të bëhesh filozof.
  • Të gjykosh drejt.
  • Të mos vrasësh.
  • Të shoqërohesh me të mençur.
  • Të mos jesh mosbesues.
  • Të ushtrosh Art.
  • Të urresh djallëzinë.
  • Të fitosh ndershmërisht.
  • Të mos përqeshësh askënd.
  • Të ruhesh nga sharjet.
  • Të flasësh me prova.
  • Të pendohesh kur gabon.
  • Të mendosh paratë.
  • Të jesh mirënjohës.
  • Të mos mburresh me forcën që zotëron.
  • Të pranosh plakjen.
  • Të duash ata që ushqen.
  • Të respektosh veten tënde.
  • Të tregosh dhembshuri për të tjerët.
  • Të mos i besosh fatit.
  • Të vdesësh pa keqardhje./AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top