You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ÇFARË JANË PUÇRRAT E BARDHA NËN-LËKURË DHE SI DUHEN TRAJTUAR ATO

ÇFARË JANË PUÇRRAT E BARDHA NËN-LËKURË DHE SI DUHEN TRAJTUAR ATO

lorena-stroka-facebook-wikipedia-biografia-maska-fytyre© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Puçrrat e bardha apo siç njihen ndryshe aknet kistike shkaktohen nga nënfunksioni i gjendrës që prodhon sebum. Sebumi i tepërt mblidhet në sipërfaqen e lëkurës, aty përzihet me qelizat e vdekura, pudrën, pluhurin e rrugëve dhe krijon një tip “kapaku” sipër poreve. Në qoftë se ky “kapak” yndyror i mbulon poret plotësisht, atëherë, krijohen puçrra të bardha nën lëkurë.

Ndryshimi mes puçrrave të bardha dhe atyre të kuqe, qëndron te fakti që të parat nuk kanë inflamacion bakterial. Thelbësisht, aknet e bardha nën-lëkurë janë thjesht një sasi yndyrore e grumbulluar brenda poreve.

Mënyra trajtimi:

Në ndryshim me puçrrat e kuqe, të bardhat lejohet të shtrydhen, pasi nuk kanë inflamacion. Në mënyrë të veçantë, merrni një gjilpërë të dezinfektuar, lageni me pakëz alkool të pastër ose vaj esencial tea tree, pastaj shponi anash puçrrat duke larguar prej tyre yndyrën e mbledhur. Në vijim, pastroni zonën delikate me pak vaj tea tree (i gjithë procesi kryhet me ndihmën e dorezave plastike).

Kjo mënyrë pastrimi ndihmon në neutralizimin e bakterieve përreth puçrrave.

Në qoftë se për një arsye apo për një tjetër, nuk ju gjendet vaj teatree, mos i hyni fare kësaj pune, pasi pa atë nuk bëhet asgjë!

Gjatë kohës që ndiqni këtë trajtim duhet të shmangni grimin, ndalohet rreptësisht. Çdo lloj produkti i aplikuar mbi apo përreth puçrrave është e sigurtë që do të shkaktojë acarim serioz. Mos harroni të lani fytyrën dy herë në ditë, mëngjes dhe darkë me pastrues natyror të blerë në farmaci dhe ta fshini me peshqir të pastër çdo herë.

Një mënyrë tjetër për trajtimin e akneve kistike është përdorimi i kremrave AHA me acide frutash. Acidet veprojnë si peeling i butë kimik dhe kontribuojnë në “zhveshjen” shtresore të qelizave të vdekura pa e dëmtuar lëkurën. Zakonisht, këto lloje kremrash japin efekt pas tre muajsh. Është e tepërt t’ju them se para ndjekjes së çdo kure rekomandohet testimi në nivel lokal (jo në të gjithë fytyrën njëkohësisht) për të parë reagimin e lëkurës./albstroka.com/

*Personat që vuajnë nga aknet kistike nuk duhet të konsumojnë pije me gaz dhe ëmbëlsira…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top