You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM SPECIAL NË KUSHTE SHTËPIE PËR NJË GRIM MË TË BUKUR

KREM SPECIAL NË KUSHTE SHTËPIE PËR NJË GRIM MË TË BUKUR

albstroka-blog-maske-specile-per-nje-grim-me-te-mire=lorena-stroka-receta-keshilla-sekrete-bukurie-per-femrat© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Gjithmonë më ka pëlqyer grimi i lehtë dhe i kujdesshëm. E para, se të tregon më të freskët, dhe e dyta, se e rëndon lëkurën më pak… Nisur nga fotot e kopertinave, sidomos të huaja, vajzat e sotme, besojnë se grimi i theksuar është më i mirë, duke mos marrë parasysh ndriçimin dhe filtrat që përdoren për realizimin e tyre.

Në jetën reale, dalja nga shtëpia me vetulla-tattoo, qerpikë fallsë, dy-tre shtresa kremi e pudre është mëse i tmerrshëm dhe anti-erotik. Prandaj, në qoftë se nuk doni të bëni pjesë në këtë kategori, grimohuni më pak, dhe kujdesuni më shumë për hidratimin e lëkurës. Sa më e butë është lëkura, aq më lehtë përhapet kremi në të. Për ta arritur këtë, përgatisni maskën e mëposhtme speciale me efekte antirridhë.

Përveçse na ëmbëlson, sheqeri na jep shkëlqim dhe hidratim të thellë lëkure. Në një tas përzieni mirë së bashë 2 lugë çaj sheqer pluhur, 1 lugë çaj mjaltë trumze, një majë luge çaj gjalp kakao, gjysmë luge çaj pluhur kanelle (origjinale, jo të klonuar se nuk ka të njëjtat efekte). Në vazhdim, aplikojeni në lëkurë të thatë e të pastër. Lereni të veprojë rreth 20 minuta, pastaj shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë para se të grimoheni./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top