You Are Here: Home » Mjekësi » DËMTIMET SERIOZE QË SHKAKTOJNË PIJET ENERGJIKE ME APO PA GAZ!

DËMTIMET SERIOZE QË SHKAKTOJNË PIJET ENERGJIKE ME APO PA GAZ!

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-artikullshkruese-shqiptare-demtimet-qe-shkaktojne-pijet-energjike-me-apo-pa-gazNga Lorena Stroka

Të gjithë e dimë që pijet e gazuara përbëjnë “bomba” kalorish. Sheqeri, përbërësi kryesor i tyre, kërcënon jo vetëm peshën, por, dhe shëndetin e dhëmbëve tanë! Megjithatë, këta nuk janë faktorët e vetëm që ndikohen negativisht nga konsumi i pijeve energjike me apo pa gaz! Në mënyrë të veçantë:

Dëmtojnë veshkat: Konsumi i dy pijeve të gazuara në ditë, shkakton një gjendje të quajtur proteinuria, gjatë së cilës rritet sekretimi i proteinave në urinë, shenjë serioze e mosfunksionit të mirë të veshkave.

Shkaktojnë kariesi: Sheqerat e pijeve të gazuara formojnë acide sheqeri me ndihmën e bakterieve në gojë, të cilat sulmojnë smaltin e dhëmbëve. Ky reagim, i bënë dhëmbët poroz dhe krijon vrima mikroskopike në to, të cilat me kalimin e kohës shndërrohen në zgavra të mëdha, pra, prishje të sigurtë dhëmbësh!

Përshpejtojnë plakjen: Sipas studimeve më të fundit, një pije e gazuar në ditë, mund të përshpejtojë procesin e plakjes biologjike dhe t’ju bëjë të dukeni 4.6 vjet më të vjetër në moshë! Gjithashtu, u gjetë se personat që konsumonin pije të gazuara, kishin gjatësi më të vogël telomeresh (pjesë e ADN-së që lidhet me jetën e njeriut), gjë që dëshmon përshpejtimin e procesit të plakjes!

Shkaktojnë kancer të prostatës: Meshkujt që konsumojnë pije me sheqer dhe të gazuara rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës. Gjithashtu, një pije energjike në ditë, rrit rrezikun e shfaqjes së llojeve më të rënda të kancerit deri në 40%.

Rrisin rrezikun e sulmeve në zemër: Akoma dhe të ashtëquajturat pije dietike (me numër të ulët kalorish) mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përfshirë këtu dhe sulmet kardiake!

Përmbajnë dozë të lartë sheqeri: Një gotë e madhe me pije të gazuar përmban 44 lugë çaji sheqer, ndërsa një kuti/kanaçe klasike 36 gr, përmban 6 lugë çaji sheqer, pra, ka numër të barabartë kalorish me gjysmë kruasani./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top