You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » ÇFARË MUND TË BËJË NJË FEMËR QË KA VAGINË TË ZGJERUAR?

ÇFARË MUND TË BËJË NJË FEMËR QË KA VAGINË TË ZGJERUAR?

Nga Lorena Stroka

Me probleme të tilla shpesh përballen femrat mbi 40 apo 50 vjeç që kanë lindur së paku dy herë. Alternativa e parë është zgjedhja e duhur e pozicionit gjatë marrëdhënieve seksuale. Duket se pozicioni anash, krijon një lloj ngushtësie të ndjeshme, në këtë mënyrë, penisi mbështillet nga muret vaginale duke e nxitur femrën më lehtë.

Gjithashtu, pozicioni aktiv i femrës me partnerin nën vete, krijon stimulim më të madh klitoral si dhe hyrje të thellë të organit mashkullor. Një zgjidhje tjetër janë disa ushtrime të caktuara të muskujve të legenit, të cilat janë të nevojshme për ruajtjen e tonit vaginal. Zgjidhja e fundit është ndreqja kirurgjikale, e cila megjithëse jep rezultate të kënaqshme, zgjat fare pak, pra, është e përkohshme…

A mund të zgjerohet vagina nga marrëdhëniet e shumta seksuale?

Jo! Përkundrazi, marrëdhëniet e shpeshta seksuale tonifikojnë muskujt e zonës intime, kryesisht ata që mbyllin vaginën gjatë kontakteve seksuale./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top