You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA NATYRALE QË VONON… BOTOX-in

MASKA NATYRALE QË VONON… BOTOX-in

albstroka-blog-bukuri-lorena-stroka-sekrete-bukurie-maska-per-syte-me-patate-dhe-mjalte© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Një nga recetat më të mira për reduktimin e rrudhave dhe përmirësimin e rrathëve të zinj poshtë syve është padyshim e mëposhtmja. Është krejtësisht natyrale, e lehtë në përgatitje, e lirë në kosto, dhe me efekte gati-gati të pabesueshme. Me siguri, do t’ju bëjë të anuloni për disa vite akoma takimin tuaj me kirurgun plastik.

Përbërësit

1 patate e vogël

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Si fillim, qëroni pataten, prijeni në kube dhe vendoseni në makinën grirëse derisa të bëhet pure. Në vazhdim, shtoni mjaltin dhe përziejini mirë së bashku për rreth një minutë. Pastaj, aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 3-4 herë në javë./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top