You Are Here: Home » Mjekësi » SA KIKIRIKË DUHET TË KONSUMOJMË NË DITË PËR PARANDALIMIN E VDEKJES SË PARAKOHSHME?

SA KIKIRIKË DUHET TË KONSUMOJMË NË DITË PËR PARANDALIMIN E VDEKJES SË PARAKOHSHME?

konsumi-i-kikirikeve-parandalon-vdekjen-e-parakohshme-albstroka-mjekesi-te-reja-nga-mjekesia-shkrim-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-perkthyeseNga Lorena Stroka

Për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular dhe shmangien e vdekjes nga infarktet në zemër është e rëndësishme të konsumojmë kikirikë dhe fruta të thata në përgjithësi.

Sipas një hulumtimi të botuar në revistën JAMA Internal Medicine, një ekip hulumtuesish pasi shqyrtoi të dhënat e 205.000 personave në SHBA dhe Kinë për rreth gjashtë vjet, arriti në përfundimin se personat që konsumonin rreth 18 gr kikirikë në ditë, rrezikonin 21% më pak të vdisnin nga çdo lloj shkaku natyror, ndërsa ata që konsumonin dhe lloje të tjera frutash të thata rrezikonin 17% më pak në krahasim me ata që nuk konsumonin fare.

Në të njëjtën kohë, në të dyja vendet (Amerikë-Kinë), u konstatua një korrelacion i dukshëm në rritjen e konsumit të frutave të thata dhe uljen e rrezikut të sëmundjes ishemike të zemrës (infarktit të miokardit). Efekti mbrojtës qëndron për të dyja gjinitë, pavarësisht nëse janë duhanpirës, alkoolistë apo të mbipeshë.

Kërkuesit raportuan se frutat e thata janë një mënyrë ushqyese për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, por, vetëm nëse dikush nuk është alergjik ndaj tyre. Janë të pasura me antioksidantë si dhe kanë efekte anti-inflamatore që mbrojnë arteriet koronare, gjë që është vërejtur dhe në studime të mëparshme epidemiologjike./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top