5 shenja që tregojnë se ajo të do
Fuqia absolute e një burri është të arrijë të kuptojë atë që duan gratë. Çfarë u tërheq vëmendjen grave? Çfarë duan gratë? Parashikime të vështira por shumë të rëndësishme për çdo burrë që do t’i afrohet një gruaje apo që do të kuptojë nëse ajo interesohet për atë. Më poshtë po ju dëshmojmë 5 shenjat që tregojnë dëshirën e saj seksuale për ju:
- Ju shikon vazhdimisht: Në qoftë se i mban sytë mbi ju, kjo tregon se diçka kërkon nga ju. Ndoshta mendoni se është një shikim i thjeshtë, por kujdes. Në qoftë se ju ngul sytë, është shenjë e mirë. Kur vështrimet tuaja kryqëzohen, vazhdoni ta vështroni më shumë, kjo rrit intensitetin mes jush.
- Shikoni dëshirën seksuale: Gjuha e trupit mund të dëshmojë qëllimet e saja. Në qoftë se ju afrohet vazhdimisht dhe nuk heziton t’ju prekë ndërsa ju ndjeni një lloj tensioni, atëherë, përgatituni për veprim.
- Afrohet dhe mundohet të hap diskutim me ju: Në rast se ajo mundohet në çdo mënyrë që të bisedojë me ju, mundësisht ju shikon si pre. Vazhdoni se jeni në rrugën e duhur…
- Ju flirton me lëvizje: Në qoftë se ju shikon dhe rregullon flokët e saj, kafshon buzët, lëviz këmbët, ose ulet pak më lart nga ç’e prisni, kjo do të thotë se është koha për të kaluar në kundërsulm.
- Ju josh: Nëse ju ka kontrolluar me lëvizjet e saj, ju ka kufizuar duke ju bërë që të merreni vetëm me atë, s’është e nevojshme të bëni shumë gjëra, thjesht lereni të përfundojë punën e saj.
Është e vështirë të dëshifrosh lëvizjet e një gruaje. Por në shumicën e rasteve, gjërat janë mjaft të qarta, mjafton të fokusoni vëmendjen tuaj atje ku duhet. Vini re detajet dhe kuptoni se çfarë vërtet ndodh midis jush dhe një gruaje. Good luck!
© Albstroka.com