You Are Here: Home » Mjekësi » GATIM » PULË PIKANTE NË FURRË ME MJALTË DHE ERËZA

PULË PIKANTE NË FURRË ME MJALTË DHE ERËZA

ALBSTROKA-LORENA-STROKA-RECETA-GATIMINga Lorena Stroka

Duke qenë se mishi i pulës është ndër më të preferuarit për mua. Vendosa që rubrikën e gatimit ta hap me një recetë për këtë lloj mishi. Më konkretisht, do të flasim për një recetë të lehtë, të thjeshtë, pikante dhe shumë të shijshme.

Përbërësit

1 pulë të prerë në copa

1 filxhan të vogël kafeje mjaltë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull

1 lugë gjelle pluhur djegës

1 majë luge paprika

1-2 thelpinj hudhre të grirë hollë

1 majë luge qimnon

1 majë luge piper të kuq

1 lugë çaj kripë

Përgatitja

Si fillim, ngrohni furrën në 400 gradë celsius. Në vazhdim, përzieni së bashku të gjithë përbërësit (përveç pulës) derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj, shtroni në tepsi pulën e prerë dhe hidhni sipër saj gjysmën e përzierjes së përgatitur. Mandej vendoseni në furrë për 20 minuta.

Pasi të kalojnë 20 minuta, nxirreni nga furra, dhe hidhni pjesën tjetër të përzierjes. Mandej, futeni përsëri në furrë dhe lereni dhe 20 minuta të tjera. Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallatë ose patate të skuqura./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top