You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » HISTORIA E DURRËSIT

HISTORIA E DURRËSIT

albstroka-lorena-stroka-historia-e-durresitQyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perendimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.

Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e Dardanë. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante : Shtete më Kryeqendër Dyrrahun. Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm “Derë e dritare” të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej më emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantinë.

Gjatë periudhës Bizantinë vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provincës “Epiri i Ri”, ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.

Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbanë duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.

Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrativë “Ahrondia e Dyrrahut”, formë vetëqeverisje e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e para të shek. IX u themelua “Thema e Dyrrahut”, që kishte për qëllim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngeve si dhe për të përballuar presionet tregtarë të Venedikut. Kjo njësi ushtarakë-administrativë, përfshinte trojet nga Tivari në vëri e deri në Gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej më lumin Drin.

Më Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap Qytetërimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës Durrës nga Bizanti

Në shekujt XI-XV, Shteti Shqiptar njihet më emrin Shteti i Arbërit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi apo siç e cilësojnë ata “Konstandinopoja e Dytë”, u pushtua nga turqit më 13 Gusht 1501.

Pushtimi Osman pati pasoja të rënda për Durrësin. Qyteti më i madh dhe hijerëndë, u shndërrua në një qytezë më 100-120 shtëpi, dukë mbetur i tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Vetëm në shekulli XVII, qyteti filloi të rimarrë vetën dukë u bërë qendër e tregtisë transite dhe skela kryesorë e Shqipërisë së Mesme.

Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700 banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes kombëtarë.

Më 21 Nëntor 1912, në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga atdhetari I. Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më 26 Nëntor në Durrës ngrihet flamuri i Pavarësisë.

Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por dukët së qytetin e lakmonin invazione të tjera : pushtimi serbë (1913), ai austro-hungarezë (1916) dhe pushtimi italian (1918).

Gjatë viteve të monarkisë shqiptarë (1924-1939) Durrësi fitoi një frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnikë durrsakë e bëri qytetin e vet modal të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italianë dhe gjermanë dhe më 14 Nëntor 1944, Durrësi u çlirua.

Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i arsimit, ngritja e një seri objektesh social kulturorë etj. Në fillim të viteve ’90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik më shumë problemë për fazën e tranzicionit, por më perspektivë për të ardhmen.

Sistemi i ri dhe reformat ekonomikë që u zbatuan në Shqipëri dhe në Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën ekonomike.

Në rrethin e Durrësit janë aktualisht në aktivitet 3511 subjekte ekonomikë, midis të cilave 64 shoqëri të përbashkëta (Filanto, Floryhen, Trumph, eurotech), etj që merren më rieksportin e konfeksioneve të këpucëve, peshkut ëtj. Në Durrës operojnë aktualisht 9 banka, pjesa më e madhe e të cilave janë të huaja.

Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga kryeurat ballkanikë të komunikimit të perëndimit më lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardëve të projektimit evropian dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85 % të import-eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishëm në transportin detar të udhëtarëve.

Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,4 km² dhe një akuatorium prej 0,67 km². Kanali i hyrjes është 9,5 m i thellë, 40 m i gjerë dhe 1,2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operues nga 6,6-11 m të thella më një gjatësi rreth 2.200 m. Sipërfaqja totalë për depozitimin e mallrave është 270.000 m² nga të cilat 27.000 m² janë të mbuluara.

Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e mallrave mineralë, karburante, cimento dhe artikuj të kategorive të ndryshme.

Në port gjendët dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një kalatë më gjatësi 186 m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90 m. Në këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete më 600.500 pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimorë. Përveç kalates dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të konteniereve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre.

Aktualisht në portin e Durrësit janë futur në përdorim fondet e Bankës Botërorë prej 23 milion USD, Programi PHARE më 11 milion USD, TDA me 1,9 milion USD investime këto që kanë si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektronikave dhe makinerive për përpunimin e konteinereve etj. Porti i Durrësit ka përfituar gjithashtu një kredi prej 17 milion euro nga Banka evropianë e Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90 % e vëllimit të transportit detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe kapaciteti vjetor i përpunimit të mallrave është rreth 3 milion ton. Më krijimin e zonës fiskalë, kapaciteti i Portit do të arrijë në 5 milion ton mallra të përpunuara në vit.

Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga të cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe automjetesh. Më e madhja është agjencia publikë “Taulantja sh.a”. Aktualisht, në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve krahasuar më një vit më parë. Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut.

Durrësi është nyjë e të gjitha llojeve të transportit. Nëse do t’i referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorisë Romakë së “Të gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte : “Të gjithë rrugët të çojnë në Durrës”.

Durrësi, qytet 3000-vjëcar në zëmër të Evropës. Në qendër të tij ndodhet Amfiteatri më 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin.

Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët modernë, turist dhe vizitor nga e gjithë bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërorë dhe Agjensivë të rëndësishme Ndërkombëtarë. Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrorë dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e zonave industrialë, krijimin e plazheve elitarë në zona të virgjëra, studime e master planë, zbulime arkeologjikë, ndërtime të rrugëve të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomikë financiarë lokalë, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre.

Nisur nga këto :

Vizioni i strategjisë së Bashkisë për zhvillimin e qytetit të Durrësit është : “Nyjë kryesorë e vendit për transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona më e rëndësishme e vendit në fushën e turizmit masiv dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unikë, qendër kryesorë për tregtinë më jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqërive të sigurimit, më një komunitet që gëzon një cilësi jetë të avancuar”.wikipedia

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top