You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË NATYRALE ME EFEKTE RINUESE, (EKSKLUZIVE)

MASKË NATYRALE ME EFEKTE RINUESE, (EKSKLUZIVE)

maske-natyrale-me-efekte-forcuese-dhe-rinuese-albstroka-lorena-stroka-maska-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

E cila është ajo femër që s’do donte të ishte përherë e re dhe e bukur? Maskat natyrale nuk të sigurojnë bukuri, pasi nuk ndryshojnë dot ADN e askujt, as nuk modifikojnë dot të metat e lindura, por, të ofrojnë freski dhe ngadalësim të procesit të plakjes. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një maske natyrale me efekte forcuese dhe rinuese.

Përbërësit

1 lugë çaj kripë

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë çaj nenexhik të grirë hollë

ose

3 pika vaj esencial menteje

Përgatija

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdm, aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lereni të veprojë për 15-20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efete sa më të shpejta, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top