You Are Here: Home » Mjekësi » CILI ËSHTË MË I DËMSHËM SHEQERI APO KRIPA? SA GR DUHET TË KONSUMOJMË NË DITË?

CILI ËSHTË MË I DËMSHËM SHEQERI APO KRIPA? SA GR DUHET TË KONSUMOJMË NË DITË?

kripa-sheqeri-albstroka-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Sipas hulumtimeve më të fundit, konsumi i sheqerit është më i dëmshëm se sa i kripës. Shkencëtarët amerikanë paralajmërojnë se duhet të reduktojmë konsumin e sheqerit si dhe vënë në pikëpyetje dobitë e reduktimit të kripës.

Kërkuesit amerikanë të Kolegjit Mjekësor Montefiore bazuar në rishikimin e disa studimive relative, arritën në përfundimin se sheqeri, veçanërisht fruktoza që shtohet në pijet dhe ushqimet e përpunuara, luan rol më të rëndësishëm se sa kripa në rritjen e tensionit dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një person i rritur nuk duhet të marrë më shumë se 50 gr sheqer në ditë, gjë që korrespondon në 10% të kalorive ditore. Në të njëjtën kohë, një studim tjetër, kërkon përgjysmimin e dozës së mësipërme për mbrojtjen e shëndetit tonë, domethënë nga 50 gr të konsumojmë vetëm 25 gr sheqer në ditë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top