You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA SPECIALE PËR FORCIM THONJSH, (EKSKLUZIVE)

MASKA SPECIALE PËR FORCIM THONJSH, (EKSKLUZIVE)

maska-per-forcim-thonjsh-lorena-stroka-albstroka-receta-ekskluzive© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Keni probleme me butësinë e thonjve? Sa herë bëni punë shtëpie vëreni se thyhen shpejt me lëvizjen më të vogël? Ndiqni këshillat e mëposhtme dhe forcojini thonjtë në mënyrë natyrale.

Maskë me jod të bardhë…

Merrni një copë pambuk dhe lageni në pakëz jod të bardhë, pastaj aplikojeni në thonjtë tuaj dy herë në ditë.

Maskë me limon

Në një tas hidhni pak lëng të freskët limoni dhe vendosni thonjtë në të të për reth 15 minuta…

Maskë me uthull molle…

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj ulliri

1  e verdhë veze

1 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë së bashku. Në vazhdim, zhysni thonjtë tuaj në të për rreth 15 minuta.

Maskë me vajra…

Në një tas shtoni 1 lugë çaj vaj bajame, 1 lugë çaj vaj argani dhe 1 lugë çaj vaj kokosi. Në vazhdim, përziejini mirë së bashku dhe fusni thonjtë tuaj në të për 15 minuta. Pastaj shpëlahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni një krem hidratues./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top