You Are Here: Home » Mjekësi » USHQIMET QË “PASTROJNË” MUSHKËRITË NGA TOKSINAT

USHQIMET QË “PASTROJNË” MUSHKËRITË NGA TOKSINAT

ushqimet-qe-pastrojne-mushkerite-albstroka-lorena-stroka-shkrimNga Lorena Stroka

Mushkëritë janë një ndër organet kryesore që rëndohen më shumë nga akumulimi (grumbullimi) i substancave të dëmshme që gjenden në atmosferë. Përveç ajrit të ndotur, ato dëmtohen dhe nga abuzimet e vetë individëve, si alkooli, duhanpirja etj., etj.

Megjithatë, ka lloje të caktuara ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë në një farë mase, si dhe të pastrojnë mushkëritë nga lëndët e dëmshme. Ato janë:

Perimet: brokoli, lakra, lulelakra, kanë veprim antoksidant dhe kontribuojnë në heqjen e toksinave.

Karotenoidet: të gjitha frutat dhe zarzavatet që kanë ngjyrë të portokalltë apo të kuqe zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive.

Ushqimet me acide yndyrore omega-3: ushqimet e pasura me acide yndyrore kanë efekt të dobishëm në luftimin e astmës kronike.

Ushqimet me acid folik: spinaqi, asparagusi, panxhari dhe thjerrëzat largojnë nga trupi lëndët kancerogjene, që përgjegjësohen për shfaqjen e kancerit të mushkërive./albstroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top