You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » CILA BIMË TË DOBËSON MË SHUMË?

CILA BIMË TË DOBËSON MË SHUMË?

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Nëse do t’u riktheheshim revistave të dekadave të shkuara, imazhi i femrave të atëhershme nuk ka kurrfarë lidhje me të tanishmet… Sot, mbizotëron modeli i femrës thatanike, me gjinj e buzë prej silikoni, pra, shumë larg femrës së kolme me gjinj të mëdhenj (natyralë), vithe të rrumbullakosura dhe bel të hollë. E gjithë kjo pamje e fabrikuar ka krijuar komplekse trupore, kryesisht te vajzat e reja, të cilat të shtyra nga fotot e përpunuara të personazheve të ndryshme, kanë hyrë në luftë të brendshme me vetveten… Mos e lini vetën të besojë se vlen më pak se dikush tjetër…  As mos kërkoni të bëheni kopje e njërës apo e tjetrës, por, qëndroni vetetja, me apo pa disa kilogramë më shumë…

Është e tmerrshme të mendosh se mes nesh, ka ende femra që u nënshtrohen dietave të rrezikshme, vetëm dhe vetëm për t’iu afruar sadopak idhujve të tyre! Në qoftë se humbisni peshë vetëm për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, atëherë, gjendeni në rrugë të gabuar. Pesha trupore duhet ruajtur në nivele të caktuara për arsye shëndetësore, pastaj për anën estetike.

Njeri i shëndetshëm nuk është ai që kufizohet tek konsumi i kosit dhe sallatës, por, ai që di të vetëpërmbahet dhe shijon pak e nga të gjitha. Prandaj thuajini po ushqyerjes së ekuilibruar dhe ushtrimit fizik.

Tani, nëse dëshironi të mesoni mënyra shtesë për humbjen e yndyrnës së tepërt (pa i devijuar ushqyerjes së shëndetshme) lexoni përfundimet e kërkimit të mëposhtëm shkencor…

Sipas një kërkimi të botuar në revistën Complementary Therapies στο Clinical Practice, qimnoni është cilësuar si bima më e efektshme në luftimin e kilogramëve të tepërt!

Më konkretisht, në studim morën pjesë 88 femra të ndara në dy grupe, të cilat konsumonin sasi të barabarta kosi në drekë dhe darkë. Veçse me një ndryshim,  femrat e grupit të parë shtonin 3 gr qimnon në të, ndërsa ato të grupit të dytë e hanin shqeto.

Të gjitha vullnetaret ndoqën të njëjtën dietë kalorike për tre muaj rresht. Në fund, u vërejt se gratë që konsumuan kos me qimnon, jo vetëm humbën 2 kilogramë më shumë se pjesa tjetër, por, shfaqën gjithashtu zvogëlim të perimetrit të mesit dhe përqindje më të ulët të masës yndyrore./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top