You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » VENDE TË PASURA, POPUJ TË VARFËR!

VENDE TË PASURA, POPUJ TË VARFËR!

Nga Lorena Stroka

Ndërsa bota perëndimore vazhdon të përparojë, bota e tretë po përballet gjithnjë e më shumë me varfërinë, epidemitë, luftërat, ndotjen e mjedisit dhe vdekshmërinë e fëmijëve. Por, sa të varfëra janë në të vërtetë vendet e botës së tretë, dhe sa të pasura të “zhvilluarat”?…

Në planetin tonë vlerësohet se jetojnë 7 miliardë banorë, 925 mln e të cilëve, pra, më shumë se popullsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Bashkimit Europian, e kanë të pamundur të sigurojnë akoma dhe ushqimin e nevojshëm ditor. Në të njëjtën kohë, 1.4 miliardë njerëz, që jetojnë në vendet në zhvillim, përpiqen të mbijetojnë me më pak se 1.25 cent në ditë, ndërsa 22 mijë fëmijë vdesin përditë për shkak të varfërisë së skajshme. Dukuria e skamjes nuk vërehet vetëm në Afrikë, sikurse shumica mendon, por, akoma dhe në Europë. Sipas statistikave më të fundit të EUROSTAT, numri i europianëve që vuajnë nga varfëria tejkalon çdo pritshmëri të mundshme, vetëm në vitin 2010, u rrit 1.9 miliardë më shumë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top