You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SERUM FLOKËSH, (EKSKLUZIVE)

SERUM FLOKËSH, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Hi again…

Receta serumesh (për fytyrë, flokë apo trup) gjen sa të duash, por, jo për të gjitha e vë dorën në zjarr. Këtu, nuk publikohet asgjë pa u testuar në nivel personal, dhe e dini pse? Sepse asnjëherë nuk më ka pëlqyer të shkruaj për gjëra që nuk kam njohuri…

Sot, kam zgjedhur të ndaj me ju recetën e një serumi flokësh që besoj se do ta provoni… dhe dashuroni!

Përbërësit

80-100 gr vaj jojoba (xhoxhoba)

1 kapsulë vitaminash A&E

4-5 pika vaj jaseminë

Përgatitja

Në një shishe të errët prej qelqi (të sterlizuar) shtoni përbërësit e mësipërm dhe tundini fort së bashku. Në vazhdim, hidhni në duar disa pika dhe aplikojeni në flokë të lagura (jo të kullojnë ujë) për rreth 15-20 minuta./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top