You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETË SCRUB-i PËR BËRRYLA, GJUNJË DHE THEMBRA, (EKSKLUZIVE)

RECETË SCRUB-i PËR BËRRYLA, GJUNJË DHE THEMBRA, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Receta e sotme është jo vetëm e shpejtë në përgatitje, por, dhe shumë efikase, sidomos për pjesën e ashpër të bërrylave, gjunjëve dhe thembrave. Kokërrizat e mëdha të sheqerit ngjyrë kafe, largojnë qelizat e vdekura, ndërsa gjalpi vegjetal, i cili falë vitaminave dhe lipideve që përmban, zbutë dhe ushqen në thellësi pjesët e thata të trupit.

Përbërësit

2 lugë gjelle sheqer ngjyrë kafe

3 lugë gjalp vegjetal (mundësisht kakaoje)

4-5 pika vaj esencial me efekt antiseptik (p.sh. livando, rozmarinë, nenexhik etj.)

Përgatitja

Në një tas shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm duke i përzierë mirë së bashku. Dhe pasi të keni formuar një masë të trashë homogjene, përhapeni në pjesët ku doni dhe filloni të bëni masazh të lehtë. Brenda 30 sekondave të para do të ndjeni zbutje lëkure, megjitëse fërkimin duhet ta vazhdoni për plot 10 minuta të tjera. Në fund, lahuni me ujë të vakët dhe aplikoni një krem hidratues. Shpeshtësia e scrub-it varet nga lloji i lëkurës që keni. Për shembull, në qoftë se keni lëkurë të thatë apo të ndjeshme, mos e bëni më shumë se dy herë në javë./albstroka.com/

Përqafime të sinqerta…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top