You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETE BUZËSH +

SEKRETE BUZËSH +

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Tre gjëra duhet të ketë parasysh çdo femër para se të ndajë shtratin e saj me një mashkull: lëkurën e kuruar, depilimin total dhe buzëkuqin! Mashkulli nuk duhet ta shikojë kurrë pa këto të treja, akoma dhe nëse ndihet e lodhur, duhet të gjejë pakëz kohë për veten e saj. Siç e kam përsëritur dhe herë tjetër, jam plotësisht e varur nga buzëkuqët. I dashuroj, ndaj dhe i përdor në çdo kohë… Më poshtë do t’ju zbuloj disa sekrete të thjeshta, por, shumë të vlefshme, se si ta bëni që t’ju rezistojë sa më shumë…

Zgjidhni buzëkuqin e duhur…

Zgjidhni buzëkuqë të cilësisë së mirë, pavarësisht ngjyrës që mund të kenë. Buzëkuqët në ngjyrë të çelët janë më tërheqës, por, rezistojnë më pak, ndërsa buzëkuqët në ngjyrë të fortë, megjithëse janë me rezistentë, krijojnë tharje buzësh, ndaj kujdes në shpeshtësinë e përdorimit të tyre.

Buzë të buta…

Rezistenca e buzëkuqit varet tërësisht nga butësia e buzëve. Në rast se keni buzë të dehidratuara, të plasaritura, si fillim bëni një scrub buzësh me sheqer për largimin e qelizave të vdekura, pastaj aplikoni një lip balm dhe në fund (pasi të jetë përthithur) vendosni buzëkuqin tuaj të preferuar.

Këshilla profesionale…

Para se të lyeni buzët, krijoni formën e tyre me një laps të butë që i përshtatet ngjyrës së lëkurës tuaj (por dhe buzëkuqit) dhe në vazhdim mbushni boshllëqet. Mos përdorni penel, por vërni direkt buzëkuqin, sepse ngjyra duket më e fortë dhe më e bukur.

*Sekret shtesë: Në qoftë se doni t’i jepni kohëzgjatje buzëkuqit tuaj, aplikoni pakëz pudër të tejdukshme mbi buzëkuq, pastaj kaloni një shtresë tjetër buzëkuqi. Në rast se s’keni buzë të buta, mos e ndiqni këtë këshillë, sepse do të theksojë më shumë problemin tuaj…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top