You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË RRISNI VOLUMIN E QERPIKËVE, (EKSKLUZIVE)

SI TË RRISNI VOLUMIN E QERPIKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në përpjekje e sipër për të përmirësuar pamjen e syve, shumë femra nuk ngurojnë të bëjnë akoma dhe ekzagjerime… duke filluar nga qerpikët fallsë (nuk flasim për një apo dy tufëza) e deri tek aplikimi i tre-katër shtresave rimel. Me kalimin e kohës, qerpikët natyralë nisin të bien, dhe në shumë rast nuk mbijnë më… gjendja përkeqësohet vazhdimisht, dhe imazhi përfundimtar është më shumë se dëshpërues… Mos më bëni të përmend emra këngëtaresh shqiptare, që i kanë vetullat tattoo (1 gisht të trasha e të harkuara) dhe qerpikë fallsë, si kopje kllounësh!

Çfarë të bëni… që të mos katandiseni si ato më sipër…

Aplikoni përditë nga një pikë vaj bajameje ose kastori në qerpikë dhe vetulla për forcim dhe dendësim… (kur jeni pa grim)…

2 herë në javë aplikoni pakëz vazelinë, ka veti zbutëse…

Mos i fërkoni sytë vend e pavend…

Në daljet tuaja të përditshme, aplikoni vetëm një shtresë rimeli (shtresimet e shumta shkaktojnë këputje)…

Përdorni sa më pak kthyesin e qerpikëve (rezultati mund t’ju impresionojë për momentin, por, në të ardhmen do shkulni leshrat e kokës nga pendimi), në vend të kthyesit përdorni gishtat tuaj…

Në qoftë se doni të keni qerpikë të gjatë dhe natyralë (krahas përdorimi të vajit, çdo darkë, që ndihmon jashtë mase), para se të kaloni rimelin në qerpikë (nga rrënjët deri tek majat), lyejini me pakëz pluhur pudre, u jep volum, pa i ekzagjeruar… gjithashtu, shmangni përdorimin e shpeshtë të rimeleve waterproof!/albstroka.com/

Fundjava po afron, bashkë me të dhe disa surpriza…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top