You Are Here: Home » Kuriozitete » 179 VJEÇARI RRËFEHET: “VDEKJA MË KA HARRUAR…”

179 VJEÇARI RRËFEHET: “VDEKJA MË KA HARRUAR…”

Nga Lorena Stroka

Mahasta Murasi pretendon se është 179 vjeç, madje mundohet ta dëshmojë përmes çertifikatës së lindjes, në të cilën përmendet se ka lindur më 6 janar 1835. Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë, Murasi i bie të jetë njeriu i tretë në botë që ka jetuar më shumë ndonjëherë, menjëherë pas Methuselahës që sipas legjendës jetoi 969 vjet dhe Noes 950 vjet. Jeton në Naranasi (Indi), i regjistruar aty që prej vitit 1903. Ka qenë këpucar në profesion dhe ka dalë në pension në 1957, pra, 122 vjeç!

Në një intervistë të dhënë për një gazetë online ai deklaron: “Vdekja më ka harruar, nipërit dhe mbesat e mia kanë vdekur vite më parë. Tani duket sikur nuk ka më asnjë shpresë. Shikoni të dhënat e mia, pothuajse askush nuk jeton 150 vjet, e jo më 170! Besoj se jam i pavdekshëm ose diçka e tillë”.albstroka.com Përveç çertifikatës së indjes, Murasi, nuk ka asnjë dokument tjetër mjekësor në duart e tij, për të vërtetuar moshën që ai thotë se ka. Mjeku i fundit, që e kishte vizituar ka vdekur qysh në 1971./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top