You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË BËSH KREM NATE VETËM ME 3 PËRBËRËS! (EKSKLUZIVE)

SI TË BËSH KREM NATE VETËM ME 3 PËRBËRËS! (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Strategjia që kompanitë kozmetike ndjekin për shitjen e produkteve të tyre është vërtet mjaft e zgjuar, kategorizimi që u bëjnë kremrava (dite, nate, për mosha të reja/vjetra etj., etj.) i kanë bërë të mos dijnë se sa para kanë… Numri i femrave që varen nga këto produkte është gjithnjë e në rritje… jo se vërejnë ndonjë ndryshim habitës, por, sepse i ndihmojnë psikologjikisht, pra, besojnë se po përdorën produkte të njohura, do të tregojnë më të kuruara se pjesa tjetër e femrave. Pikërisht këtë dobësi të tyre shfrytëzojnë kompanitë dhe i “qethin” përditë…

Këto ditë që isha disi off nga angazhimet e tjera, për shkak të këmbës, kisha shumë kohë në dispozicionin tim për të menduar se ç’gjë tjetër kisha lënë pa sjell në faqe. Mes listës së gjatë që bëra, ishte dhe prurja e një kremi nate me efekte të shumëfishta.

Kremi i natës me vaj ulliri dhe uthull do të ndryshojë në shkallë të kënaqshme imazhin e lëkurës tuaj, vetëm pas disa aplikimeve.

Përbërësit

1/4 filxhan (kafeje) vaj ulliri

1/4 filxhan uthull

1/4 filxhan ujë

Përgatija

Në një tas përzieni së bashku tre përbërësit e mësipërm. Në vazdim, aplikojeni në lëkurë të lagur (fytyrë dhe qafë), duke e lënë të veprojë gjatë gjithë natës.

Vaji i ullirit zbutë lëkurën e fytyrës/qafës, ndërsa uthulla kontribuon në zvogëlimin e njollave ngjyrë kafe (nëse ka), neutralizimin e mikrobeve që shkaktojnë inflamacione dhe largimin e qelizave të vdekura./albstroka.com/Sa më shpesh e aplikoni, aq më shumë efekte do të vëreni!

Thank you for stopping by…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top