You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BALSAM NË KUSHTE SHTËPIE PËR BUZË SUPER TË BUTA, (EKSKLUZIVE)

BALSAM NË KUSHTE SHTËPIE PËR BUZË SUPER TË BUTA, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mos i lini buzët në mëshirën e fatit, por kushtojuni kohën dhe rëndësinë e merituar… Ku ka më bukur se pasja e buzëve të plota, të hidratuara dhe super të buta…?! Receta e balsamit të mëposhtëm do t’ju ndihmojë shumë për t’i arritur të gjitha këto:

Përbërësit

1 lugë gjelle vaj bajamaje

1 lugë gjelle mjaltë

pakëz pluhur kanelle

gjysmë avokado

Përgatitja

Në një pjatë, shtypni avokadon derisa të marrë formë kremoze, pastaj shtoni pluhurin e kanellës, vajin e bajames dhe mjaltin duke i përzierë mirë së bashku. Në vazhdim, aplikojeni në buzë duke e lënë të veprojë rreth 15 minta. Në fund shpëlahuni me ujë të ftohtë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top