You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BOTOX NË KUSHTE SHTËPIE PËR NJË FYTYRË PA RRUDHA! (EKSKLUZIVE)

BOTOX NË KUSHTE SHTËPIE PËR NJË FYTYRË PA RRUDHA! (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Një fytyrë e lodhur, e rrudhosur dhe pa shkëlqim, natyrisht që nuk është imazhi më i mirë për një femër. Dhe ngaqë kohët janë të vështra, dhe injeksionet e botox-it aspak të lira, le të provojmë diçka natyrale në kushte shtëpie, një super maskë me efekte botoksi.

Përbërësit

1 lugë gjelle miell misri

4-5 lugë gjelle lëng karote

1 lugë gjelle krem qumështi

gjysmë gote ujë

Përgatitja

Merrni dy enë, në njërën, përzieni ujin me miellin  e misrit, ndërsa në tjetrën, hidhni 400 ml ujë dhe vëreni në zjarr të ziejë. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet, pastaj, shtoni përzierjen e parë duke e vendosur përsëri në zjarr të ulët derisa të mpikset disi. Hiqeni mënjanë, lereni disa minuta të ftohet, dhe shtoni lëngun e karotës dhe kremin e qumështit, duke i përzierë mirë së bashku. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë për rreth 25 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë dhe vijoni me përkujdesjen e mëtejshme të lëkurës./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top