You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » NE, MODA DHE TERMAT E HUAJ… (EKSKLUZIVE)

NE, MODA DHE TERMAT E HUAJ… (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të flasësh për modën nuk duhet të jesh domosdoshmërsht modele, as të kesh frekuentuar ndonjë shkollë mode, por, thjesht, të dish disa gjëra themelore duke i përshtatur në përsonalitetin tënd. Në Shqipëri, sensi i modës së mirëfilltë mungon… jo se nuk ka femra të bukura për ta përfaqësuar, shyqyr Zoti, të tilla ka me bollëk… por për shkak të keq-imitimit që ato bëjnë. Të reja dhe të vjetra vishen thuajse njëlloj, të parat e bëjnë për t’u dukur më femërore, dhe të dytat, më vajzërore!!! Ca të tjera nuk kanë stil personal, ngatërrojnë disa stile bashkë, duke u kthyer në lëmsh të vërtetë. Ç’shikojnë në blogje apo revista të huaja i kopjojnë pa u menduar, apo marrë parasysh vendin ku jetojnë, moshën apo format trupore që kanë. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, përdorin dhe ndonjë term të huaj tek-tuk, për t’u dukur që dinë dhe anglisht apo italisht. Nuk jam kundër përdorimit të fjalëve të huaja, mjafton të përmendet dhe shqipërimi krahas tyre… se fundja jemi shqiptarë dhe jo të huaj, gjuhës amtare duhet t’i japim përparësi. Më poshtë, jam përpjekur të shqipëroj disa prej termave më të përdorura të modës…

Aviator: syze dielli, (stil piloti), me skelet të hollë metalik dhe xham oval në pjesën fundore.
Aumoniere: çantë në formë qeseje.
Anadem: kurorë e thurur me lule për flokët.
Ankle boots: çizme që arrijnë deri në kyçin e këmbës.
Avant Garde: koncepton diçka të guximshme, përtej kohës së tanishme.
Ankle strap: këpucë/sandale që lidhen në kyçin e këmbës.
Baggy pants: pantallona me bel të ngushtë dhe këmbë të gjera.
Blazers: xhaketa që vishen gjatë gjithë orëve të ditës.
Boho: kombinim i disa stileve bashkë (casual, hippie, ethnic, vintage).
Brogues: këpucë në stil burrash, me majë të rrumbullakosur dhe lidhëse.
Boubou: veshje tradicionale afrikane.
Bib: varëse me punim të ngjeshur.
Belt bag: çantë mesi, në formë brezi.
Barrel bag: çantë në formë fuçie.
Baju: këmishë aziatike.
Back bag: çantë shpine.
Casual: veshje  e thjeshtë, e përditshme.
Cardigan: xhaketë e thurur me shtiza.
Chunky: aksesorë voluminoz.
Coctail dress: fustani i gjatë deri tek gjunjët, me copë të mirë, për dalje të rëndësishme.
Coin pocket: xhep i vogël brenda xhepit.
Cigarette: pantallona të ngushta.
Choker: varëse e ngjitur prej qafe dhe e zbukuruar me gurë.
Chinos: pantallona të lirshme me copë të butë.
Cheongsam: fustan i ngushtë kinez.
Cargo pants: pantallona pune, me xhepa të jashtëm.
Color blogging: përdorimi i tre apo më shumë ngjyrave në një veshje.
Drop weist: fund/fustan me bel poshtë.
Denier: njësi matjeje që përdoret për trashësinë e getave.
D’orsay: këpucë të hapura anash.
Floral: copë me lule.
Vintage: model i vjetër rrobe që vjen sërish në modë.
Hot pants: pantallona tejet të shkurtra, gati-gati si mbathje.
Hobo: çantë supi, në formë gjysmë-hëne.
Halter neck: bluza apo fustane që lidhen pas qafe duke e lënë shpinën jashtë.
Lbd: fustan i zi dhe i shkurtër.
Lingerie: të brendshme.
Snood: rrjet flokësh.
Slow fashion: rroba që s’dalin kurrë nga moda
Sling back: këpucë me takë të ulët e me majë.
Shirt dress: fustan në formë këmishe.
Slit skirt: fund i ngushtë, me prerje anash.
Swing skirt: fund i ngushtë në mes, dhe i gjerë poshtë.
Retro: stil i vjetër.
Peek-a-boo: çantë e markës Fendi, që duket sikur ka çantë të dytë brenda saj.
Puffy: e fryrë.
Pee-toe: këpucë me hapje gjysmë rrethore në pjesën e përparme (duken vetëm dy gishta).
Jumper: pulovër.
Gingham: copë e thurur me shtiza, jo shumë  e trashë, me vija dyngjyrëshe.
Gladiator: çizme me rripa, të sheshta ose me pak takë.
Neon: ngjyra shumë të forta.
Kitten heel: takë e ulët, deri në 4 cm.
Kangaroo pocket: xhep në pjesën e përparme të bluzës.
Kilt: fund tradicional skocez.albstroka.com
 

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top