You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BIMA MEDICINALE QË RIGJALLËRON FLOKËT DHE LËKURËN, (EKSKLUZIVE)

BIMA MEDICINALE QË RIGJALLËRON FLOKËT DHE LËKURËN, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Karotat janë të njohura që nga lashtësia. Grekët dhe Romakët e lashtë i përdornin jo vetëm në gatim, por dhe si bimë medicinale (mjekësore). Pjesa e ngrënëshme e tyre, pra, rrënja, përmban  hekur, kalcium, magnez, bakër, zink, pro-vitaminë A, vitaminë B, C dhe carotene. Sido që të konsumohen, karotat veç të mira sjellin në organizmin e njeriut… Për ata që vështirësohen t’i konsumojnë, ka një mënyrë tjetër për marrjen e vlerave të domosdoshme ushqyese, dhe ajo është përmes vajit të tyre.

Vaji i korotës ka përmbajtje të lartë antioksidantësh. Përdoret për prodhimin e parfumeve, sapunëve, produkteve anti-rrudhë,  kremrave mbrojtëse nga rrezet e diellit, për përkujdesjen e flokëve, shërimin e plagëve apo djegieve të llojeve të ndryshme etj., etj. Për përgatitjen e vajit të karotës në kushte shtëpie do të nevojiteni:

Përbërësit

4 karota mesatare

vaj luledielli, jojoba ose gruri

2 vitamina A&E

Përgatitja

Lajini karotat dhe fërkojini mirë me një sfungjer të pastër, pa u hequr lëvoren. Prijini në copa të vogla dhe grijini në rende. Në vazhdim, vërini në një kavanoz dhe mbulojini me vaj, duke i lënë në vend të thatë e të errët për 20-30  ditë, duke i tundur herë pas here. Pastaj, me ndihmën e një kullese, zbrazni përzierjen në një vazo të sterilizuar, duke u munduar të merrni vetëm vajin dhe jo pjesën tjetër. Në rast se vëreni gjurmë uji, filtërojeni vajin me një filtër kafeje, me qëllim që të mbani vetëm vajin e pastër. Në fund, shtoni dy vitaminat në të duke i përzierë mirë së bashku. Përdoreni sa herë të doni qoftë në lëkurë apo flokë.albstroka.com. Sa më shpesh e përdorni, aq më shumë do të rigjallëroni flokët dhe lëkurën tuaj.

*Mos harroni të sterilizoni enët që përdorni për përgatitjen e vajit. Sterilizimi bëhet me ujë të nxehtë (100 gradë celsius) dhe pastaj me alkool të pastër./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top