You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KËSHILLA TË DOBISHME BUKURIE, (EKSKLUZIVE)

KËSHILLA TË DOBISHME BUKURIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ndërsa po shijoja kafenë time të mëngjesit, u ndesha me një artikull në Internet, ose më saktë me përfundimet e një hulumtimi të kryer nga një kompani kozmetike Skincare, lidhur me  moshën dhe paraqitjen e femrave. Sipas kërkimit disa vjeçar, u vërejt se shumë femra të cilat abuzonin me duhanpirjen, alkoolin, pagjumësinë dhe kequshqyerjen tregonin 10 vjet më të mëdha në moshë, në krahasim me të tjerat, të cilat dhe pse kishin të njëjtën moshë, ngjanin të paktën 10 vjet më të reja, për arsye se nuk bënin abuzime dhe kujdeseshin për shëndetin e lëkurës së tyre. Sipas specialistëve: 50% e rinisë së femrave është çështje gjenetike, 35% varet nga ato vetë dhe 15% nga kushtet klimatike. Siç e kuptoni dhe vetë, nuk e kanë fajin vetëm gjenet, siç jemi mësuar të themi gjithmonë, por, dhe ne vetë, se 35% nuk është pak, apo jo?!

Dhurata më e mirë që femrat mund t’i bëjnë vetes së tyre është pastrimi dhe hidratimi i i thellë i lëkurës. Akoma dhe sikur asnjë krem anti-rrudhë të mos përdorni, po të ruani elasticitetin e lëkurës, do të vononi shfaqjen apo thellimin e rrudhave.

Aspirina është një nga barnat më të njohura, por, që përdorimet e saj nuk ndalin aty. Në qoftë se përdoret me masë dhe drejt, mund të bëhet “arma” më e fortë në duart e femrave, në dobi të bukurisë dhe rinisë sa më të zgjatur.

Si të luftoni zbokthin

Merrni dy tableta aspirine dhe shtypini mirë, në vazhdim, përziejini me pakëz shampo dhe bëni masazh të lehtë në rrënjët e flokëve për 3-4 minuta. Pastaj lahuni normalisht.

Scrub fytyre me aspirinë

Shtypni një aspirinë derisa të bëhet pluhur dhe përziejeni me paskëz ujë. Pastaj fërkoni fytyrën lehtë me të, menjëherë do të vëreni ndryshim. Përsëriteni 1 herë në javë.

Si të eleminoni njollat e verdha në duar nga ciagrja…

Në lëngun e një limoni të shtydhur shtoni pluhurin e 2-3 aspirinave të shtypura. Në vazhdim, lagini duart me të dhe lereni të veprojë për rreth 10-15 minuta. Për rezultate sa më të mira përsëriteni procesin disa herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top