You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » NJIHUNI ME VAJIN QË KORRIGJON ÇDO DËMTIM LËKURE, (EKSKLUZIVE)

NJIHUNI ME VAJIN QË KORRIGJON ÇDO DËMTIM LËKURE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se doni të jeni përherë të kuruara, por, pa shpenzuar shuma të mëdha për ta arritur këtë, përdorni vaj argani.

Vaji i arganit është ndër më të njohurit për luftimin e dëmtimeve të lëkurës. Më konkretisht:

– është anti-rrudhë

– antioksidant

– ripërtërin qelizat

– zvogëlon thellësinë e plagëve/shenjave

– heq ekzemat

– lufton puçrrat

– hidraton në thellësi

– eleminon strijat (plasaritjet/çarjet e lëkurës)

– qetëson lëkurat e acaruara

– forcon fijet e flokëve duke u dhënë shkëlqim

– ushqen flokët e dëmtuara

– forcon thonjtë e butë

– shëron plagët e djegieve

Mënyra përdorimi

1. Për të pasur lëkurë sa më të hidratuar dhe pa rrudha, hidhni 2-3 pika vaj argani në duar dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës duke bërë masazh të lehtë për disa minuta.

2- Për të pasur flokë të shndetshme, të forta dhe me shkëlqim të artë, mos harroni që çdo darkë, para se të flini, të aplikoni disa pika vaj argani në bishtat e flokëve.

3. Në qoftë se keni flokë të dëmtuara si pasojë e lyerjeve të shpeshta, tani mund t’i riparoni brenda dy javëve përmes përdorimit të vajit të arganit.

4. Nëse keni lëkurë të thatë e të ashpër, sidomos në pjesën e thembrave, përdorni vaj argani. Para se të flini, aplikojeni në këmbë dhe vishni çorape për përthithje sa më të mirë.

5. Në rast se keni shenja djegiesh apo strija, përdorni vaj organi me bollëk dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër do të vëreni efektet e para.albstroka.com.Nuk ka dëmtim lëkure që të mos ta shërojë, është vërtet çudibërës, ia vlen ta përdorni./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top