You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ZGJATJEN E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

USHQIMET QË NDIHMOJNË NË ZGJATJEN E FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Ka disa femra që çfarëdo që të bëjnë me flokët e tyre nuk u zgjaten aspak… Madje, ndihen kaq të zhgënjyera, sa kanë hequr dorë nga çdo lloje kure apo trajtimi.  Pikërisht për këtë kategori femrash do të flasim sot, për ato që i kanë provuar të tëra, por, pa asnjë efekt të dukshëm…

Në rast se përmes konsumit të ushqimeve të mëposhtme nuk vëreni asnjë lloj përmirësimi, atëherë, problemi juaj është hormonal.

Çfarë të kosumoni për rritje të shëndetshme flokësh…

Arra

Arrat përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3, biotin dhe vitaminë E, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Sipas dermatologut më në zë, Cybele Fishman, arrat, përmbajnë një element mineral, i cili nxjerr në pah ngjyrën natyrale të flokëve, duke i dhënë nuanca shkëlqimi…

Patate të ëmbla

Patatet e ëmbla përbëjnë burim antioksidantësh dhe beta-caroteni, të cilat trupi i konverton në vitaminë A. Ndërkohë që vitamina A ndihmon në prodhimin e vajrave të nevojshme të folikulave.

Vezë

Vezët përmbajnë proteina dhe minerale të ndryshme, përfshirë hekurin. Hekuri është tepër i rëndësishëm, pasi ndihmon qelizat që të furnizojnë me oksigjen folikulat. Siç është  e njohur, mungesa e hekurit favorizon rënien e flokëve.

Spinaq

Hekuri, beta-caroteni dhe vitamina C gjenden me bollëk tek spinaqi. Kontribuojnë në ruajtjen e shëndetshme të rrënjëve të flokëve, si dhe në zgjatjen e shpejtë të tyre.

Thjerrëza

Thjerrëzat janë të pasura me proteina, hekur, zink, dhe biotin. Cilësohen si “mishi” i vegjetarianëve, pasi përmbajnë gjithçka duhet për shëndetin e flokëve dhe jo vetëm kaq./AlbStroka.com/

Thank you for stopping by…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top