You Are Here: Home » Gnomonologji » NJERIU » …sepse ndryshon nga viti në vit…

…sepse ndryshon nga viti në vit…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Alice Munro

Kur je fëmijë, ndryshon nga viti në vit… Zakonisht, kjo ndodh në vjeshtë, kur kthehesh në shkollë, zë një vend të rri në një klasë më të madhe, duke lënë pas turbullinë dhe përgjumjen e pushimeve verore. Atëherë, ndryshimi është më i dukshëm…

Më vonë, harron muajin apo vitin, por, ndryshimet vazhdojnë gjithsesi… Për një kohë të gjatë, e shkuara rrëshqet dhe zhduket nga kujtesa jote lehtësisht, automatikisht, ashtu siç duhet. E çuditshmja nuk është se si fshihen skenat, por, se si pushojnë së lidhuri me njëra-tjetrën.

Dhe pastaj kthehesh përsëri në fillim, ke ndarë mendjen njëherë e mirë me zhvillimin dhe kërkimin e vëmendjes së të tjerëve. Tashmë, është mëse e qartë që në këtë botë nuk mund të bësh dot asgjë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top