You Are Here: Home » Gnomonologji » Nuk ka asgjë të qëndrueshme në jetën e paqëndrueshme, as dhembje të pafundme, as kënaqësi të përhershme, as përshtypje të pazbehta, as entuziazmë të zgjatura dhe as ide të mëdha që qëndrojnë të palëkundura si topi në të gjithë ekzistencën…

Nuk ka asgjë të qëndrueshme në jetën e paqëndrueshme, as dhembje të pafundme, as kënaqësi të përhershme, as përshtypje të pazbehta, as entuziazmë të zgjatura dhe as ide të mëdha që qëndrojnë të palëkundura si topi në të gjithë ekzistencën…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Shopenhauer

Është shumë e vështirë të gjesh një njeri, i cili në fund të jetës së tij, nëse do të quhet i sinqertë dhe i matur njëkohësisht, të urojë t’ia nisë nga e para, dhe të mos preferojë të bjerë në zero të asgjësë.

Nuk ka asgjë të qëndrueshme në jetën e paqëndrueshme, as dhembje të pafundme, as kënaqësi të përhershme, as përshtypje të pazbehta, as entuziazmë të zgjatura dhe as ide të mëdha që qëndrojnë të palëkundura si topi në të gjithë ekzistencën…

Të gjitha shpërbëhen në përroin e viteve, minutat e orës, njerëzit e panumërt të gjërave të vogla, copëzat e energjisë sonë. Janë insektet që brejnë ndërmarrjen e guximshme. Asgjë nuk paraqitet me seriozitet në jetë…

Të qarët nuk ia vlen. Jetën duhet ta konsiderojmë si një gënjeshtër të pandërprerë, sa në gjërat e vogla po aq dhe në të mëdha. Premtoi? Nuk do ta mbajë premtimin, do ta bëjë vetëm në qoftë se do të na tregojë se sa pak e dëshirueshme ish ajo që dëshiruam.

Herë shpresa, dhe herë e shpresuara luajnë me ne. Na dha ndonjë gjë? Këtë e bëri vetëm për të na e marrë përsëri. Largësia, si art magjik, na bën të përfytyrojmë parajsa. Por që zhduken si vegime, porsa mbizotërohemi nga bukuria e tyre./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top