You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » “JETË MBRETI” NËN HIJEN E MAFIOZËVE… (ia vlen të lexohet)

“JETË MBRETI” NËN HIJEN E MAFIOZËVE… (ia vlen të lexohet)

Nga Lorena STROKA

Në qoftë se vetëpyeteni se kush e bënte ligjin në Çikago gjatë viteve 30-të, përgjigja është shumë e thjeshtë: Al Capone.

Al Capone nuk ishte i njohur për asgjë heroike, por, vetëm për implikimin e tij në gjithçka të paligjshme, duke filluar nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe deri tek vrasjet.  Al Capone kishte një avokat të aftë me nofkën Easy Eddie. Manovrat e të cilit, e shpëtonin gjithmonë nga burgu. Për të treguar vlerësimin dhe mirënjohjen e tij, Al Capone, e paguante shumë mirë, i kishte siguruar një rezidencë të rrethuar me përmasa perandorike, si dhe shumë lehtësime të tjera.

Eddie bënte “jetë mbreti”, nën hijen e mafiozëve, dhe as që interesohej për krimet e kryera, përkundrazi, mundohej t’i mbulonte apo justifikonte në çdo mënyrë. Sikurse të gjithë njerëzit e tjerë, edhe Eddie, kishte një dobësi, djalin e tij. Të cilit i jepte bujarisht, veshje të shtrenjta, makina, arsimim të mirë, gjithçka ai donte.

Pavarësisht përfshirjes së tij në krimin e organizuar, Eddie nuk donte që djali i tij të bëhej si ai, ndaj dhe përpiqej t’i mësonte vlerat e së mirës. Fenomenikisht, nuk i mungonte thuajse asgjë, përveç një gjëje ama, emrit dhe shembullit të mirë në jetë.

I nisur nga kjo, një ditë prej ditësh, Easy, mori guximin dhe shkoi në polici të dëshmonte gjithçka dinte për Al Capone-en. Ishte i vetëdijshëm për dënimin që do të pasonte pas një veprimi të tillë. Dhe vërtet, ashtu siç e kishte parashikuar, në vitin 1939, Easy,  u qëllua me breshëri nga një grup mafiozësh në një rrugicë të Çikagos./albstroka.com/Megjithëse vonë, në fund, arriti të kuptonte se paraja nuk kishte asnjë vlerë para ndërgjegjes së pastër…/albstroka.com/

© AlbStroka.cm

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top