NDËSHKIMET PUBLIKE GJATË VITEVE MESJETARE…
Megjithëse tingëllon mizore dhe çnjerëzore njëkohësisht, “kyçja” e kokës apo e këmbëve, ishte një metodë e zakonshme poshtërimi e ndëshkimi bashkë në vendet aziatike, deri në fillim të shekullit të 20-të. Pra, ish një nga format më të njohura të dënimit publik.
Dërrasat që përdoreshin për ndëshkime të këtij lloji, quheshin cangue dhe kishin një hapje rrethore në mes, që shërbente për vendosjen e kokës së të dënuarit, (për të marrë frymë dhe ushqyer). Dërrasat ishin ndërtuar në mënyrë të tillë, që asnjë prej të dënuarve nuk kishte mundësi shpëtimi.
Pesha dhe madhësia e dërrasës varej nga vepra penale e të arrestuarit. Zakonisht peshat luhateshin nga 7.5 kg – 12.5 kg. Shumë herë, në dërrasë mbishkrueshin të dhënat personale të personit si dhe të gjitha shkeljet/krimet që kishte kryer në mënyrë të detajuar! Të dënuarit ishin të detyruar të endeshin në mjedise publike dhe mbijetesa e tyre varej plotësisht nga bamirësia e kalimtarëve. Ata që nuk kishin miq apo të afërm për t’i ndihmuar në ushqyerje (pasi duart nuk u arrinin tek goja) vdisnin nga uria ose lodhja e tepërt fizike.
Dënimi poshtërues zgjaste nga 15-30 ditë./albstroka.com/Dërrasa të ngjashme ndëshkimi janë ndeshur dhe në vendet perëndimore, fakt që e dëshmon vetë fjala franceze cangue, dhe portugeze canga.
Gjeneza e kësaj forme ndëshkimi daton shumë më herët, qysh nga Mesjeta…
Në Mesjetë, dërrasat ishin të qëndrueshme (fikse) dhe shkelësit dënoheshin në qendrën e zonës ku banonin. Përreth tyre mblidheshin turma të tëra njerëzish për t’i fyer dhe poshtëruar nga afër. U hidhnin baltë, ushqime të prishura, kafshë të ngordhura, akoma dhe jashtëqitje.
Ndërsa atyre që kishin kryer krime të rënda u rruanin kokën, i qëllonin me kamzhik dhe u prisnin veshët. Në vazhdim, turmat e acaruara, në rast se nuk pengoheshin nga autoritetet, i gjymtonin ose i vrisnin./albstroka.com/
© AlbStroka.com