You Are Here: Home » Gnomonologji » GJITHÇKA ISHTE NJË GËNJESHTËR… JORGE BUCAY

GJITHÇKA ISHTE NJË GËNJESHTËR… JORGE BUCAY

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Jorge Bucay

Duhet shumë punë për të lënë pas atë që nuk ke më. Të çlidhesh dhe të fillosh të mendosh për atë që vijon. Për mendimin tim, kjo është sfida më e keqe me të cilën përballet një i rritur i shëndetshëm. Të dish, se vërtet mund të përballosh humbjen e çdo gjëje. Kjo është kurajoja, forca e pjekurisë: të besosh se mund t’i bësh ballë gjithçkaje që mund të ndodhë, akoma dhe mendimit se një ditë as ti nuk do të jesh më.

Ndoshta, kështu, përmes të kuptuarit se të gjitha lidhjet e mia janë të përkohshme, munda të pranoj dhe disa gjëra të tjera, që vështrë se i pranon njeri: që nuk jam i përjetshëm, dhe që prania ime në këtë botë, në këtë vend, në këtë hapësirë, është e paracaktuar nga tjetërkush.

Flitet, se ishte njëherë njëri që shkoi të kërkonte mendimin e një rabini të njohur për një çështje fetare. Kur hyri në shtëpinë e rabinit pa se ishte plotësisht bosh. Kishte vetëm dy stola, një dyshek të hedhur në dysheme dhe një tryezë të thjeshtë. Pasi mori përgjigjet e kërkuara për çështjen që e shqetësonte, nuk nguroi ta pyeste:

“Më falnin, Rabin! Ku janë mobiljet tuaja?”

Rabini ia ktheu:

“Po ti, ku i ke të tuat?”

Vizitori iu përgjigj:

“Po unë nuk jam vendas, kalimtar jam këtej!”

“Edhe unë kalimtar jam”, i tha Rabini!

Duket se jetojmë në një botë ku blejmë plot gjëra, me të cilat pastaj lidhemi ngushtë. Jetojmë në një botë, ku që nga fillimi i shekullit të kaluar, shoqëria industriale, na premtonte diçka që në të vërtetë nuk mundi të realizonte dot kurrë – por, këtë nuk na e tha njeri. Na premtoi se po të blinim ç’të donim, do të ishim mirë, nuk do të vuanim… e kështu me rradhë./albstroka.com/

Na mashtruan…! Na gënjyen… ! A e kupton?! Gënjeshtra! Historia na tregoi se gjithçka ishte një gënjeshtër!albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top