You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË KORRIGJONI DHE SHTRËNGONI LINJAT E FYTYRËS NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

SI TË KORRIGJONI DHE SHTRËNGONI LINJAT E FYTYRËS NË KUSHTE SHTËPIE, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Po pse moj “zonja” bini kaq poshtë? Kur ju pëlqen diçka, nuk ka asgjë të keqe ta ripostoni diku tjetër (fb, twitter, etj., etj.), bashkë me burimin origjinal. Kaq shumë të vështirë e keni të respektoni të drejtat dhe mundin e punës së të tjerëve, siç ndodh në të gjitha vendet e zhvilluara të botës? Çfarë ju pengon të citoni emrin e autorit apo adresën e faqes, keni hall se mos dukeni më pak të ditura, ky është problemi juaj?! Apo keni frikë se mos i bëni  më të famshëm?! Në vend që të ndjeni xhelozi dhe urrejtje për profesionistët që ju vijnë në ndihmë (falas), punoni me veten tuaj, hapni e lexoni ndonjë libër edukate, dhe lerini të tjerët të vazhdojnë punën e tyre përkushtuese, pa u rënë në qafë me vogëlsira të këtij lloji. Se në fund, ju do të dilni të humbura, jo ata (në këtë rast unë), sepse gjithmonë do të jeni një hap pas tyre!

Hyrja e mësipërme sigurisht që nuk u drejtohet të gjitha lexueseve të mia, pasi nuk besoj se i përkasin të njëjtit nivel, por, vetëm atyre që janë shndërruar në NEVERITËSE dhe KARIKATURA virtuale. Kaq lidhur me këtë temë…

Tani le t’i rikthehemi temës së ditës… maskës speciale me veprim mini-lifting!

Receta e sotme ka të bëjë me korrigjimin e linjave të fytyrës dhe shtrëngimin e lëkurës…

Përbërësit

1 të bardhë veze (mundësisht biologjike)

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaj vaj ulliri

1 lugë çaj qumësht pluhur

Përgatitja

Në një tas shtoni të bardhën e vezës, vajin e ullirit, mjaltin dhe rrihini fort me një pirun. Në vijim, hidhni qumështin (pluhur) dhe vazhdoni përzierjen derisa të krijohet një pastë e trashë. Aplikojeni (përhapeni) në fytyrë dhe qafë (pasi të jeni larë më parë me sapun dhe ujë të vakët) dhe lereni të veprojë për 3-4 minuta (derisa atë thahet). Në fund, lahuni me ujë të ftohtë. Përsëriteni 2-3 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës me një tjetër temë interesante…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top