You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KESHILLA BUKURIE

KESHILLA BUKURIE

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Fundjavat i pres gjithmonë me padurim, pasi është koha që shihemi më shumë me partnerin tim. Pra, në të kundërt me ditët e tjera, ku secili ka programin e vet dhe detyrohemi të takohemi veç në darkë, këto dy ditë (sidomos të dielave) i përkushtohemi tërësisht njëri-tjetrit, larg të gjithëve dhe gjithçkaje. Për këtë arsye, shpesh shkrimet e së dielës, i përgatis që të shtunën, me qëllim që të nesërmen të jem plotësisht në dispozicionin e tij… E shihni, akoma dhe në fundjavë për ju mendoj?!

Posti (shkrimi, si i themi në shqip) i sotëm është nga ato që unë i kam shumë përzemër, dhe që i zbatoj përpikmërisht. Janë këshilla të vogla, por shumë të vlefshme për të gjitha femrat që u pëlqen të kujdesen për veten. Të cilat nëse i përfshini në përditshmërinë tuaj keni për të vërejtur ndryshime të pabesueshme.

  • Në qoftë se keni flokë të yndyrshme, aplikoni në rrënjë pakëz sodë të tretur në ujë (për disa minuta).
  • Për zhdukjen e puçrrave, bëni përdorim lokal të hudhrës (4-5 minuta).
  • Kripa njihet si toniku më i mirë i lëkurës. Në një shishe me ujë të vakët hidhni 1 lugë çaj kripë të imët dhe spërkatni fytyrën me të (përveç syve) çdo mëngjes.
  • Për të pasur qerpikë dhe vetulla sa më të dendura, aplikoni në darkë nga një pikë vaj ulliri, bajameje, ose kastori.
  • Aplikoni vazelinë në flokët me onde (si të miat) apo me kaçurela për krehje sa më të mirë.
  • Flini në shpinë për të shmangur shfaqjen apo thellimin e rrudhave.
  • 1 herë në javë i shpëlani flokët me birrë.
  • Para se të mbani fytyrën mbi një enë me ujë të nxehtë për hapjen e poreve, hidhni në të një grusht me erëza.
  • Për zbardhjen e thonjve, mbajini duart në një enë me ujë dhe lëng limoni.
  • Buzëkuqët dha lapsat e syve ruajini gjithmonë në frigorifer (në të gjitha stinët)
  • Për heqjen e bojës, aplikoni në flokë një sasi të vogël ketchup-i.
  • Flini gjithmonë me jastëkë dhe çarçafë prej mëndafshi… e mbajnë lëkurën të butë, pa shkaktuar acarime.
  • Para se të aplikoni foundation në fytyrë, përziejeni me një pikë serum, për efekte sa më të mira.
  • Çdo ditë bëni masazh të lehtë me copa akulli në fytyrë dhe gjoks, për forcim lëkure dhe luftim rrudhash.
  • Kur lani fytyrën spërkateni sapunin me pakëz sheqer, do t’ju ndihmojë në pastrimin e thellë të lëkurës.
  • Konsumoni 2 litra ujë në ditë.
  • Mos përdorni shumë pudër se shkakton tharje lëkure.
  • Në qoftë se ju rrëshqasin këmbët në këpucë apo sandale, spërkatini me pak llak flokësh.
  • 1 herë në javë aplikoni në flokët tuaja dy të bardha veze (të rrahura fort) për shkëlqim dhe ushqyerje të shëndetshme./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top