You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HIQNI RRUDHAT E SYVE PA PËRDORUR… BISTURI, (EKSKLUZIVE)

SI TË HIQNI RRUDHAT E SYVE PA PËRDORUR… BISTURI, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Tjetër të rritesh, dhe tjetër të plakesh. Janë dy gjëra krejt të ndryshme… Të kujdesesh për veten, s’do të thotë se do të qëndrosh gjithmonë e re (pasi deri më sot, askush s’e ka zbuluar eliksirin e rinisë së përjetshme), por, padyshim do të dukesh më e freskët dhe më e mirëmbajtur se një tjetër që e ka lënë lëkurën në mëshirën e fatit… Moskujdesja jo vetëm zbulon moshën e vërtetë të femrës, por, shumë herë e bën të tregojë akoma më të vjetër.

Dhe para se të kaloni tek zgjidhja e lehtë… botox-i dhe ndërhyrjet e tjera kirurgjikale, provoni kurat natyrale… të cilat ju zbukurojnë pa ju shpërfytyruar. Merrni 1 karotë në madhësi mesatare (e pasur me vitaminë A dhe veprim antioksidant) grijeni në blender (makinë grirëse) dhe përziejeni mirë bashkë me disa pika vaj bajameje. Në vazhdim, përhapeni përreth syve duke bërë masazh të lehtë nga jashtë-brenda për 15 minuta. Pastaj, lahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni procesin 2-3 herë në javë. /AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top