You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » USHQIMET QË NDIKOJNË NË SHFAQJEN E CELULITIT, (EKSKLUZIVE)

USHQIMET QË NDIKOJNË NË SHFAQJEN E CELULITIT, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se pak vite më parë celulitin e vëreje më shumë tek femrat mbi 35 vjeç, për fat të keq, sot, e has akoma dhe tek adoleshentet, të cilat nuk dhe pse nuk janë të shëndosha, fiziku i tyre lë shumë për të dëshiruar.

Hipokrati, ati i mjekësisë, thosht: “Jemi ajo çka hamë.” Ndjekja e një programi të çekuilibruar ushqimor, shkakton çrregullime serioze në metabolizëm, gjë që përkthehet në shtim peshe, probleme shëndetësore dhe estetike. Kur gjithçka është plotësisht në dorën tonë, për ç’arsye të vazhdojmë të kryejmë këtë krim ndaj vetes?!

Megjithëse lista e produkteve “vrasëse” që ne konsumojmë përditë është mjaft e gjatë, jam munduar të përmbledh vetëm ato që mendoj se përbëjnë më shumë rrezik:

Ushqimet e kripura dhe yndyrore…

Sa herë që blini mish, tregohuni të kujdesshme në përzgjedhjen e tij, preferoni atë pa dhjamë. Në fakt, mishi i bardhë është akoma më më i mirë, por, nuk e di se sa prej jush mund të rezistojnë pa të kuqin. Shmangni patatet e skuqura, salçiçet, patatinat, gjalpin, djathin e deles, ushqimet e konservuara dhe gjithçka tjetër që përmban shumë kripë. Këto lloje ushqimesh mbajnë lëngjet e trupit dhe përforcojnë zhvillimin e celulitit.

 Sheqeri

Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri, rrisin insulinën, e cila nxit krijimin e indit dhjamor. Konsumi i sasive të tepërta të ushqimeve që janë të pasura me sheqer, shkakton lidhjen e sheqernave me proteinat dhe rrjedhimisht inflamacion. Në kategorinë e produkteve të ëmbla përfshihen: ëmbëlsirat (e të gjitha llojeve), çokollatat, biskotat, akulloret, pastat etj., etj.

Alkooli

Alkooli përfshihet në listën e produkteve të ndaluara për shkak të përmbajtjes së lartë të kalorive dhe toksinave. Më konkretisht, rrit dëmtimet e qelizave të muskujve dhe lëkurës. Zvogëlon efektin pozitiv të vitaminës C, kalciumit, zinkut në organizëm, si dhe ul efektin e shpërbërjes së yndyrnave në acide yndyrore.

Ushqimet e shpejta

Ushqimi i shpejtë është miku më i mirë i celulitit sepse përmban yndyrna të ngopura dhe kalori. Konsumi i rregullt i ushqimeve të shpejta bën “kërdinë” në organizëm, duke grumbulluar gradualisht përbërës të dëmshëm nën lëkurë. Sa më shumë ushqimet të shpejta konsumoni, aq më i dukshëm do të jetë celuliti në trupin tuaj./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top