You Are Here: Home » Kuriozitete » KURIOZITETE INTERESANTE NGA BOTA

KURIOZITETE INTERESANTE NGA BOTA

Nga Lorena Stroka

Jetojmë në një botë të çuditshme dhe kjo dëshmohet vazhdimisht… jo vetëm nga përvojat tona të përditshme, por, dhe nga çdo gjë tjetër që dëgjojmë në lidhje me vendet e largëta. Lexoni dhe mësoni se ç’bëhet përtej kufijve tuaj:

Kanada: Vendi me më shumë liqene në botë. Kanadaja e largët ka 3 milionë liqene, që mbulojnë 9% të territorit të saj.

Guam: Zona me më shumë korale. Ishulli vullkanik që gjendet në Oqeani, nuk ka rërë natyrale, por korale me bollëk. Për këtë arsye, akoma dhe rrugët janë të shtruara me gurë gjysmë të çmuar.

Rusi: Vendi me numrin më të madh të tankeve, me mbi 21.000 të tilla. Pjesa dërrmuese e tyre i përket teknologjisë së vjetër. Ndërsa, SHBA mund të ketë më pak tanke në numër, por, janë modele më të reja.

Libi: Vendi më i “shkretë” në botë. Është cilësuar si një nga vendet më të thata të planetit. 99% e sipërfaqes së saj, përbëhet nga shkretëtira. Në shumë zona, mund të kenë kaluar dekada të tëra pa rënë asnjë pikë shiu.

Nigeri: Vazhdon të jetë vendi me popullsinë më të re në moshë. Mosha mesatare e banorëve të saj është 15 vjeç.

Maltë: Vendi me numrin më të lartë të emigrantëve. Vështirësitë ekonomike, në përputhje me numrin e lartë të lindjeve, i kanë detyruar Maltezët të kërkojnë një jetë më të mirë në vende të tjera të botës. Sot, ka më shumë Maltezë jashtë, se sa në Maltë.

Monako: “Vendi” më i vogël në botë, megjithëse Vatikani është më i vogël në sipërfaqe, renditet i dyti në listë, për arsye se në Vatikan nuk ka banorë të përhershëm.

Suriname: 91% e territorit të Surinames në Amerikën Latine mbulohet nga xhungla, ndërkohë që 500.000 banorë jetojnë të ngjeshur përgjatë brigjeve, në afërsi të kryeqytetit. Vetëm 5%  e popullatës, kryesisht vendas, banojnë në rrethina të Surinames..

Singapur: Vendi më i madh pa prodhim bujqësor. Megjithëse nuk është i vetmi vend pa veprimtari bujqësore, gjendet në krye të listës, në bazë të sipërfaqes që ka./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top