You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » BLERJET E DITËS…

BLERJET E DITËS…

Hi again…

Dje, as shiu dhe as shikimet e bezdisshme të kalimtarëve, nuk arritën të më më pengonin të ecja pa çadër, dhe me mëngë të shkurtra rrugëve të qytetit ngjyrë gri. Me miken time përkrah (e cila qe veshur me pulover të trashë dhe gjysmë çizme) hymë e dolëm në disa dyqane, derisa në fund më tha: “Më doli shpirti, të lutem, vendos ç’ke për të marrë dhe eja të ulemi e të pijmë diçka se po dridhem e tëra! “. Eh, pas 2 orësh lart e poshtë, nga njëri dyqan në tjetrin, ia dolëm… pimë kafe (unë, se ajo porositi çaj), dhe në pikën më kulminante të bashkëbisedimit tonë, u detyruam të ngriheshim e të iknim. Pse? Sepse na telefonuan burrat, duke na thënë: “Po ku humbët moj gra, harruat që keni lënë fëmijë e burra këtej pas?!”/AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top